Ballina Aktualitet Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

52
0

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e sotme në Shqipëri, ndërsa është ndjerë edhe në Tiranë.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti është regjistruar rreth orës 12:45, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar rreth 29 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 8 kilometra në veriperëndim të Lushnjës.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të kryeqytetit, duke shkaktuar alarm te qytetarët, veçanërisht në katet e larta të pallateve.

Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.