Ballina Rajoni Vuçiç: Kurti dhe ndihmësit e tij banditë nga Perëndimi po i terrorizojnë...

Vuçiç: Kurti dhe ndihmësit e tij banditë nga Perëndimi po i terrorizojnë serbët

56
0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vazhduar sulmet ndaj Kosovës pas paralajmërimeve për hapjen e plotë për qarkullim të urës së Ibrit. Përveç kryeministrit Kurti, ai i ka akuzuar shtetet perëndimore për atë që e quan “terror” ndaj serbëve të Kosovës.

“Bëhet fjalë për terror, jo vetëm nga Albin Kurti, por edhe nga ndihmësit e tij në Perëndim. Nuk e kam problem ta them këtë të vërtetë. Të gjitha këto i bëjnë së bashku”, tha Vuçiç.

Sipas tij, e gjithë kjo po ndodhë sepse “Kosova dhe Perëndimi janë nervozë, që as pas 18 vjetësh Serbia nuk e njeh pavarësinë”

Duke folur për hetimet që Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur ndaj dy efektivëve, për pretendimet se kanë rrahur një qytetar serb, Vuçiç ka thënë se “kjo sjelle e Prishtinës po shpërblehet me hapjen e urës nga bandidët e Perëndimit”.

“Sa shkrime kanë publikuar se Nenad Rashkoviç ishte rrahur për shkak të një borxhi nga bixhozi, se ishte rrahur nga serbët. Qindra shkrime kanë publikuar, ndërsa dje u detyruan të pranojnë se po hetojnë dy policë për shkak të asaj që i kishin bërë atij njeriu. Çfarë gënjeshtarësh dhe banditësh janë, nuk janë njerëz. E, të njëjtë janë edhe banditët që i mbështesin dhe që ua hapin urën mbi Ibër. Të njëjtë, madje edhe më keq. Ende shtiren si naivë dhe budallenj, sikur nuk e shohin këtë. Shtiret si budalla edhe komandanti i KFOR-it dhe të gjithë të tjerët”, tha Vuçiç.

Ai paralajmëroi se do t’ia nisë sonte letrën Sekretarit të NATO-s, për t’i kërkuar që të mos hapet ura e Ibrit.