Ballina Rajoni E rëndë në Greqi/ Përdhunoi turisten italiane, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Mykonos

E rëndë në Greqi/ Përdhunoi turisten italiane, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Mykonos

41
0

Një ngjarje e rëndë po hetohet nga autoritetet greke në ishullin e Mykonos, pas denoncimit të një turisteje 18-vjeçare italiane, e cila pretendon se është përdhunuar në një beach bar. Në lidhje me rastin është arrestuar një 23-vjeçar, shtetas i Kosovës.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçares, ngjarja ka ndodhur në një shezlong në një beach bar të njohur në ishull, ku ajo ndodhej së bashku me 23-vjeçarin.

E reja ka deklaruar para autoriteteve se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe se ndodhej në një gjendje në të cilën, sipas pretendimit të saj, nuk ishte në gjendje të kundërshtonte. Ajo ka akuzuar 23-vjeçarin se ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale, pa pëlqimin e saj.

Pas denoncimit, policia nisi hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar. Pas verifikimeve, autoritetet arritën të identifikonin 23-vjeçarin, i cili u gjet në zonën e Platis Gialos dhe u arrestua.

I riu pritet të dalë përpara autoriteteve gjyqësore kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.