“Ka qenë sezoni im më i mirë, në çdo aspekt, fizikisht dhe mendërisht, dhe në një klub të madh si Bayern”, Harry Kane ishte entoziast dhe krenar kur mori dje çmimin e goleadorit të Europës. “Këpuca e Artë 2026” u kurorëzua ditën e djeshme në Mynih ku bomberi anglez tërhoqi trofeun.
Gjatë kësaj ceremonie disa figura të njohura të këtij sporti nuk u menduan dy herë dhe kërkuan që Harry Kane të vlerësohej edhe me një tjetër çmim prestigjoz individual si “Topi i Artë”.
Gary Lineker, Alan Shearer, Rio Ferdinand dhe Robert Lewandowski lobuan fort në këtë drejtim duke vlerësuar Kane, i cili sezonin e kaluar fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë si dhe mori dhe medaljen e bronzte në Kupën e Botës me Anglinë.







