Ballina Aktualitet “Ata kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë!”/ Vrasja e turistit...

“Ata kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë!”/ Vrasja e turistit portugez, reagon ‘Principote’ Mykonos: S’kemi asnjë lidhje me beach-barin në Ksamil

79
0

‘Principote’ Mykonos në Greqi ka reaguar pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga 29-vjeçari shqiptar Sokrat Vata në ‘Principotes’ Ksamil.

Përmes një reagimi, ‘Principote’ Mykonos ka sqaruar se nuk kanë asnjë marrëdhënie biznesi apo ndonjë lloj tjetër marrëdhënie me beach-barin në Shqipëri ku ndodhi incidenti.

Siç thuhet në një deklaratë, kompleksi në Ksamil po përdor në mënyrë të paligjshme emrin e markës së tij ‘Principote’, ndërsa ndaj tij tashmë kanë nisur edhe procedurat ligjore.

“Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur konfuzionin, se PRINCIPOTE MYKONOS nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin e mësipërm shqiptar, i cili po përdor ilegalisht emrin tonë dhe kundër të cilit kemi ndërmarrë veprime ligjore, me qëllim që ta ndalojmë atë të përfshihet në konkurrencë të padrejtë në dëmin tonë, duke ‘korrur’ ilegalisht reputacionin ndërkombëtar që PRINCIPOTE MYKONOS ka fituar gjatë shumë viteve të ofrimit të shërbimeve të nivelit më të lartë”, thuhet në reagimin e ‘Principote’ Mykonos.

Reagimi vjen ndërsa autoritetet shqiptare vazhdojnë hetimet e tyre për sherrin vdekjeprurës në Ksamil, në të cilin 20-vjeçari portugez humbi jetën.