Një protestues u bëru bëri thirrje protestuesve që të qëndrojnë të bashkuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Erlind Xhindi tha se pas shkrirjes së bashkive fshihet vijimi i projektit të kahershëm të Ramës për shpopullimin e vendit. Ai bëri një thirrje SPAK të veprojë kundër pushtetarëve.
Pjesë nga fjala e tij
Unë sot do flas për ca gjëra shumë konkrete, të freskëta, por dhe të vjetra, sepse ato na kanë sjellë këtu në gjykimin tonë. Mos u mundoni të dashur hajdutë të na përçani! E dimë që keni para, po janë paratë që na i keni vjedhur ne. Nuk mund të na përçani me paratë që na keni vjedhur ne! Sepse… janë haram! Sepse ju keni paratë, po ne kemi gjënë më të shtrenjtë mor zotërinj, kemi dinjitetin! Nuk na i merrni dot fytyrën! Nuk na i merrni dot dinjitetin!
Ju ftoj të gjithëve që mos të përçahemi. I kemi thënë të gjitha, kush na do dhe kush nuk na do. Sot e them me plot gojën: Partia e shqiptarëve është vetëm një, është shqiptaria! Nuk ka asnjë parti shqiptare sot!
Ky kryelegeni që i thotë vetes kryeministër. Kryehajduti e dimë ne, kryegrabitësi, kryekrimineli… ky mendon, si një moçal i lartë, se do ftohet protesta. Ishte shprehur diku se do ftohet, po ftohet… Domethënë një shprehje komplet ordinere që nuk i takon një ordineri e jo më një kryeministri. Ky kryelegeni po themi, se ai i thotë vetes kryeministër. U bën thirrje të gjitha bashkive që rrezikojnë të shkrihen… nuk është shkrirje bashkish o zotërinj, o zonja, o vëllezër, o motra. Është shpopullim! Është një shpopullim që ky e ka me një plan të vjetër. Është një shpopullim që këtu nuk do quhet më Shqipëri. A e kuptoni? Nuk është më çështja e partisë, është çështja e Shqipërisë! Është çështja e flamurit tonë kombëtar! Është derdhur gjak, ka mijëra vjet që derdhet gjak për këtë flamur.
Thirrini mendjes! Lërini përçarjet, lërini keqkuptimet, lërini mënjanë ato, ato janë aty në çdo shtet demokratik. Sot është një thirrje emergjente, është thirrje për Shqipërinë! Kini kujdes! I bëj thirrje SPAK-ut. O SPAK! Ku je? 400 milionë euro ke marrë. Ku je?! Kë ke arrestuar? Ke arrestuar… dhe akoma shtohet më tepër vjedhja. A e kuptoni pse? Sepse ata që arreston SPAK-u janë ata që nuk ndajnë paratë.
SPAK, është një thirrje vetëm për ty: Reago! Ke në tavolinë dy karta, kartën e turpit dhe kartën e nderit. Zgjidh kartën e nderit se ke tërë mbështetjen tonë! Zgjidh kartën e nderit se po të vjen një goxha ambasadore! Zgjidh kartën e nderit sepse në qoftë se ne amerikanët na duan një herë, ne i duam 100 herë! Ama në qoftë se s’na duan, ne nuk i duam 1000 herë!
Kjo vlen për të gjitha ambasadat mike, nuk dua t’i kap me radhë. Dorëheqje, dorëheqje, dhe vetëm dorëheqje! Dy fjalë për mikrofonin që priti dhe përcolli me qindra mijëra njerëz… Ky mikrofon në fund të këtij procesi nuk do shkojë për të dëgjuar zëra… Do shkojë në muzeun e luftës, aty ku është revolveri i Avni Rustemit! Në qoftë se Avni Rustemi vrau një tradhtar, ky mikrofon vret politikisht 100 tradhtarë! Faleminderit dhe vetëm dorëheqje!







