Ballina Kronika DURRES/ Arrestohet me qëllim ekstradimi, një shtetas i dënuar në Kosovë me...

DURRES/ Arrestohet me qëllim ekstradimi, një shtetas i dënuar në Kosovë me 3 vjet e 6 muaj burgim

69
0

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted 38”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasi E. Zh, 57 vjeç, lindur në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.