Ballina Kronika Kamëz/ 41-vjeçarit i vendoset lëndë plasëse në makinë, policia nis hetimet

Kamëz/ 41-vjeçarit i vendoset lëndë plasëse në makinë, policia nis hetimet

58
0

Një makine në Kamëz i është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.

Sipas pronarit, 41-vjeç ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Lunxheria”.

Makina e cila ishte parkuar në oborrin e banesës, si pasojë e shpërthimit ka pësuar disa dëmtime në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të mjetit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.