Ballina Kronika ‘I gjithë sherri jashtë lokalit minutë pas minute’, pjesë nga dosja e...

‘I gjithë sherri jashtë lokalit minutë pas minute’, pjesë nga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil! I riu u fut në det për të shpëtuar

75
0

Zbardhet dëshmia e një prej miqve të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez, i cili u vra me thikë në Ksamil nga Sokrat Lipan alias Vata. Ja si e shpjegon ai dinamikën e ngjarjes së rëndë.

“E goditi me thikë në zemër”, Zbardhet dëshmia e mikut të turistit portugez: Si nisi sherri në plazhin e Ksamilit

Adib Ghanmi, shtetas francez:

“Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub ‘Principote’ dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: Pse më shan, se nëna është e shenjtë. Ky person e goditi me kokë, ne u futëm të gjithë në konflikt.

Më pas erdhi një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë në zemër dhe në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokën, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë.”

I pyetur nëse e njeh personin, i cili ka goditur me thikë ai thotë: “Po ta shoh, e njoh”.

Prokuroria i ka vënë në dispozicion një foto të shtetasit Sokrat Vata dhe ai konfirmoi se ishte ai personi që kishte goditur me thikë shokun e tij dhe i kishte drejtuar thikën edhe të tjerëve.

“I vendosa një bluzë te plaga”, dëshmia e mikut të Luis Miguel: Si tentova t’i jap ndihmë. Thikën e kishte Sokrat Vata

Ibraim Leimoeiv, një prej miqve të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez, i cili u vra në Ksamil shpjegon momentin sesi nisi sherri dhe më pas përpjekjen që bëri për të shpëtuar shokun e tij pasi ishte goditur me thikë. Ai ka identifikuar si autor Sokrat Lipan alias Vatën, i cili u arrestua disa orë më vonë në bagazhin e një makine me të cilën udhëtonin dy shtetas turq.

Dëshmia e Leimoeiv:

“Ibraim Leimoeiv, shtetas francez, deklaron se kanë qenë në disko klub “Principote” dhe po festonin, më pas kanë dalë dhe kanë shkuar tek shezllonet të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person, i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri që fliste pak frëngjisht, i cili na thotë qetësohuni ose do të q…….nënën ai më pas goditi me kë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër, i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas ju drejtua Louis Miguel. Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë te plaga”, thuhet në dosje ku është zbardhur dëshmia e francezit.

Pyetjes se a e njeh personin, i cili goditi me thikë, ai u përgjigj që nëse e shikon mund ta dallojë dhe pasi i është vënë përpara fotoja e shtetasit Sokrat Vata, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij.

Tronditëse/ Turisti portugez u vra pasi ndërhyri për të ndihmuar shokun që po dhunohej

Zbardhet dëshmia tronditëse e Tourpal Khitaev, shtetas francez, mik me turistin portugez Luis Miguel Varela Mendez, i cili u vra me thikë në Ksamil. Ai shpjegoin se turisti u vra pasi ndërhyri për të shuar sherrin mes tij dhe punonjësve të sigurisë të klub “Principotes”.

Tourpal Khitaev, shtetas francez

Khitaev deklaron se kanë qenë tek klub “Principote” duke festuar dhe pasi kanë mbaruar kanë dalë nga klubi dhe kanë zbritur shkallet duke qëndruar tek shezllonet e plazhit. Aty ka qenë me shokun e tij Ibrahim dhe po bisedonin, ndërsa shokët e tjerë qenë më larg dhe po bisedonin. Aty pranë kanë qenë dhe tre persona me ngjyrë të cilët i thonë që zihuni si burra, por ai i ka thënë që nuk po ziheshin dhe shikoni punën tuaj, ne po bëjmë shaka. Aty pranë ka qenë dhe një djalë tjetërr, i cili ishte i dehur dhe po bërtiste. Në këtë moment dalin dy veta, të cilët ishin punonjës të lokalit dhe i thonë që mos bërtisni se punojmë këtu!. Njëri prej tyre më tërheq nga krahu i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër flokë geshtenjë, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë. Më pas ju bërtiti të gjithëve dhe iu thotë që mos bërtisni. Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë, unë nuk zura në gojë nënën tënde. Në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë ju pergjigja duke e goditur. Unë pas kam rënë në shezllong dhe ai po vazhdonte të më godiste. Aty erdhën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra, i cili po konfliktohej me dy tre persona me bluza të zeza ndërsa personi me bluzë të bardhë, i cili mbante thikën në dorë po na kërcwnonte. Njëri prej tyre me ka kapur dhe më ka larguar nëpër shezllone. Kur jam kthyer kam personin, i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej drejtim rrugës. Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Louis Miguel. Pyetjes se a njihte personin, i cili mbante thikën në dorë dhe që e kishte goditur në këmbë ai është përgjigjur që po dhe pas paraqitjes së fotos së shtetasit Sokrat Vata ai ka deklaruar që ai është personi i cili mbante thikën në dorë dhe që e ka goditur dhe atë.

“E futa në bagazh dhe u nisëm për Tiranë”, zbardhen dëshmitë e reja për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Dëshmi të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil.

Mes të tjerash, zbardhen edhe rrëfimet e Nuh Mahmutoglu e Ezgi Parlak, të dy shtetas turq, të cilët ndodhen në masën e arrestit në burg, pasi tentuan t’i ndihmonin Sokrat Vatën të arratisej pas krimit. Vata u kap ne bagazhin e makinës me të cilën ata po udhëtonin.

Dëshmia e Nuh Mahmutoglu

Turku deklaroi për hetuesit se ishte telefonuar nga Sokrati, i cili i kishte thënë se kishte bërë aksident. Kur ka shkuar në vendin ku ndodhej Sokrati i ka treguar se ishte përfshirë në një zënkë. Kanë diskutuar dhe kanë vendosur të largoheshin pa e parë e dashura e Nuhut. Sokratin e futa në bagazh të makinës dhe gjatë rrugës për në Tiranë na ka kapur policia.

Dëshmia e Ezgi Parlak

Parlak deklaroi se është njohur me shtetasin turk Nuh Mahmutoglu kur ka ardhur me pushime në Shqipëri nëpërmjet adresës së instagramit, pasi ky shtetas jep makina me qira. Në lidhje me ngjarjen, shtetësja turke deklaron se nuk kishte dijeni që kishin Sokratin në makinë rrugës, kur ishin duke shkuar për në Tiranë. Por gjatë rrugës dikuh ka telefonuar Nuhun, pak para se të shkonin tek vendi ku i ka kapur policia dhe i ka thënë shiko se ke polici përpara. Aty Nuhu i ka treguar sipas tij se në bagazh ndodhej Sokrati.

Dëshmia Florian Cetinës

Florian Cetina, ka deklaruar se ka parë shokun e tij Tourpal që po fliste me zë të lartë dhe aty është afruar një djalë me kaçurrela, i cili i ka thënë Tourpal të uli zërin. E ka ofenduar dhe më pas e ka kapur nga fyti si dhe e ka goditur me kokë në fytyrë Tuorpalin. Në konflikt janë përfshirë edhe shokët e tjerë të tij, si dhe punonjësit e bar “Principotes”, ku gjatë konfliktit ka parë shokun e tij Luis Miguel Vatela Mendez me këmishën me gjak dhe personat që e goditën ikën me vrap drejt lokalit.

Në lidhje me personin që vrau me thikë shokun e tij, Luis Miguel Vatela Mendez ai sqaroi se ishte personi me flokë të gjata, me veshje të bardhë, për të cilin ky shtetas e ka njohur përmes fotografive.

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, kamerat zbardhin minutë pas minute përplasjen: Luis Mendes hyri në det për t’u shpëtuar goditjeve

Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, Prokuroria e Sarandës ka rindërtuar minutë pas minute ngjarjen e rëndë të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil.

“Shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim duke u futur brenda në det. Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarierët dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe ata e shtynë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit “Paradise” ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur”, thuhet në dosje.

Pjesë nga dosja hetimore

Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave rezultoi si vijon:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principotes” dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas.

Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore të “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konkretisht David Gjana alias Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj.

Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezllonave.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit.

Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë. Sokrati godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:20 shtetasi David Heuertvent i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarierët dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe ata e shtynë në det.

Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit “Paradise” ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet.

Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri, Igli Cekani që e shoqëron nga mbas në drejtim të lokalit “Principotes”.