Shtatë persona, mes tyre dy oficerë policie, kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur këtë të shtunë në autostradën A66, pranë Middlesbrough, në veri të Britanisë së Madhe.
Sipas Policisë së Cleveland, përplasja ndodhi rreth orës 03:39 në zonën e South Bank. Një automjet tip Volkswagen Passat, i cili dyshohet se po lëvizte në drejtim të kundërt të qarkullimit, u përplas me makinën e patrullës së policisë.
Dy efektivët që ndodheshin në automjetin e policisë humbën jetën, ndërsa pesë personat që udhëtonin në Volkswagen Passat gjithashtu nuk mundën të mbijetonin. Në aksident u përfshinë gjithsej tre automjete dhe se disa prej viktimave humbën jetën në vendngjarje.
Autoritetet britanike kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa zona e autostradës u mbyll përkohësisht për t’u mundësuar ekipeve të emergjencës dhe hetuesve të punonin në vendngjarje.







