Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët në sallën Azem Hajdari, në selinë e PD-së.
Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal te një sërë çështjesh ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe kritikat ndaj Ramës, duke u fokusuar të aeroporti i Vlorës.
“Aeroportet e Edi Ramës janë me keq se djegësat e tij. Një akt skandaloz i paprecedent, Edi Rama vendos problemet midis dy partnerëve privat në aeroportin e Vlorës të zgjidhen jo si në të gjithë botën në rrugën gjyqësore, vendos të bëhet palë , të prishë kontratën me Pacollin . prishja e kontratës me Pacollin nxjerrë Ramën dhe Lubinë lakuriq para shqiptarëve se ata janë aksione.
Rama dhe lubia ndërhynë në diskordancat midis dy partnerëve privatë dhe dëshmojnë se partneri privat i tretë dhe i vërtetë janë ata të dy. Dhe me rr përsipër aktin e pashembullt të prishjes së kontratës me kocensionarin në një kohë kur kocensionari është i gatshëm ta përfundojë. Rama me këtë akt vetëm sa zbulon veten. Ato aksione 40 % të kompanisë turke, janë për Ramën dhe Ballukun. Kanë përcaktuar për veten e tyre 130 mln euro bileta të munguara”, tha ai.







