Ballina Aktualitet “Rama meriton burgun”/ Protestuesi, në shesh: Gjëja kryesore që më sjell këtu...

“Rama meriton burgun”/ Protestuesi, në shesh: Gjëja kryesore që më sjell këtu është shëndetësia, skandal

67
0

Një prej protestuesve në sheshin “Skënderbej” thotë se arsyeja kryesore që e ka nxjerrë në protestë është gjendja e shëndetësisë, veçanërisht në Peshkopi.

“Gjëja kryesore që më sjell në shesh është shëndetësia. Spitalet e Peshkopisë janë skandal, ke frikë të prezantohesh në spital. Shëndetësia duhet të jetë falas, siç ka thënë Rama, i cili nuk është më kryeministri im, sepse mua nuk më përfaqëson”, u shpreh protestuesi.

Ai tha se qytetarët kërkojnë ndryshim të drejtimit politik dhe largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Thirrjet janë të shumta. Ne duam revolucion, që të ikë koka e parë dhe të na përfaqësojnë koka të reja. Rama meriton burgun”, deklaroi protestuesi nga sheshi “Skënderbej”.