Ballina Aktualitet “Kam ardhur nga Italia vetëm për protestën”/ Protestuesja: Arsyeja kryesore jam në...

“Kam ardhur nga Italia vetëm për protestën”/ Protestuesja: Arsyeja kryesore jam në shesh është nëna ime e cila jeton me një pension që, nuk mjafton për të përballuar nevojat

90
0

“Kam ardhur nga Italia vetëm për protestën”. Kështu u shpreh një protestuese, e cila tregoi se arsyeja kryesore që e ka sjellë në shesh është nëna e saj, e cila jeton me një pension që, sipas saj, nuk mjafton për të përballuar nevojat.

“Ka një pension, por paratë nuk i mjaftojnë. Nuk ka mundësi të na japë asgjë dhe qan”, u shpreh ajo.

Gruaja tregoi se është larguar nga Shqipëria 25 vite më parë, pasi mbeti pa punë pas mbylljes së Metalurgjikut. Ajo tha se kishte nevojë të siguronte jetesën dhe vendosi të largohej drejt Italisë. Profesioni i saj është laborante dhe kimiste, ndërsa sot punon në një spital në Itali si ndihmësinfermiere.

“Unë jam larguar para 25 vitesh. Nuk punoja, u mbyll Metalurgjiku dhe ngela papunë. Kisha nevojë të jetoja dhe mora rrugën, u largova. Jam laborante, kimiste”, tregoi ajo.

Sipas saj, ndryshimi mes dy vendeve është i madh, pasi në Itali ka gjetur mundësi për të punuar dhe për të jetuar, ndërsa në Shqipëri, siç shprehet ajo, njerëzit nuk kanë të njëjtat mundësi.

“Unë në Itali punoj në spital si ndihmësinfermiere. Italia ta jep mundësinë, Shqipëria s’të jep asnjë mundësi. Njerëzit ecin para duke tundur flamurin e partisë”, tha protestuesja.