Ballina Lifestyle Molly Smith dhe Tom Clare kurorëzojnë dashurinë, çifti i “Love Island” martohen...

Molly Smith dhe Tom Clare kurorëzojnë dashurinë, çifti i “Love Island” martohen në Majorka

91
0

Yjet e “Love Island”, Molly Smith dhe Tom Clare, i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni martesore në Majorka.

Çifti, i cili u njoh gjatë pjesëmarrjes në reality-show-n e njohur, shkëmbeu betimet në një ceremoni romantike, duke shënuar një tjetër kapitull në lidhjen e tyre.

Molly tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj si nuse, teksa u shfaq e veshur me një fustan elegant të zbukuruar me rruaza, duke shkëlqyer në ditën e saj të veçantë.

Ndërkohë, Tom u shfaq elegant përkrah bashkëshortes së tij të re, ndërsa çifti dukej në humor të shkëlqyer gjatë ceremonisë.

Historia e tyre e dashurisë nisi në “Love Island” dhe, pas lidhjes së krijuar në ekran, marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe jashtë reality-show-t, duke kulmuar tashmë me martesë.