Chris Brown po përballet me një tjetër zhvillim në betejën e tij ligjore me ish-sanitaren e shtëpisë së tij, Maria Avila, e cila e ka kundërshtuar kërkesën e këngëtarit për një proces të ri gjyqësor.
Brown pretendon se gjykatësi që i akordoi Avila-s 13 milionë dollarë dëmshpërblim u ndikua padrejtësisht nga fakti që gjatë procesit u përmend edhe e kaluara e tij kriminale, përfshirë rastin e sulmit ndaj Rihanna-s. Sipas tij, këto informacione nuk kishin lidhje me çështjen dhe e kthyen gjykatën kundër tij.
Por Maria Avila ka deklaruar se gjykata e kishte marrë parasysh faktin që incidenti me Rihanna-n kishte ndodhur rreth 16 vite më parë. Sipas dokumenteve gjyqësore, disa gjykatës u përjashtuan nga shqyrtimi i rastit pikërisht sepse pranuan se nuk mund ta linin mënjanë mendimin e tyre për atë incident dhe të ishin të paanshëm.
Edhe më e ashpër ishte deklarata e avokatit të Patricia-s, motrës së Maria-s, e cila gjithashtu ka punuar për Brown.
“Nëse Chris Brown nuk donte që publiku të mësonte për atë incident, nuk duhej të kishte kryer një krim në radhë të parë”, thuhet në reagimin e saj.
Gjykata ende nuk ka vendosur nëse Brown do të ketë një proces të ri. Ndërkohë, më herët është dhënë drita jeshile që Maria të marrë një pjesë të të ardhurave të këngëtarit nga turneu dhe burime të tjera të lidhura me muzikën, derisa borxhi ndaj saj të shlyhet.
Chris Brown dhe ish-sanitarja e tij, Maria Avila, janë në gjyq për një sulm të rëndë në vitin 2020.
Maria u sulmua nga qeni i tij, një Caucasian Shepherd, teksa punonte në shtëpinë e Brown në Tarzana të Kalifornisë, duke pësuar dëmtime serioze dhe të përhershme. Gjykatae shpalli Brown përgjegjës për neglizhencë dhe i akordoi asaj 12.9 milionë dollarë dëmshpërblim.







