Ballina Kronika E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon...

E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

88
0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë (26 gusht), ku një vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet se po kryente një manovër për lëvizje mbrapa kur ka goditur aksidentalisht fëmijën.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., nuk ka arritur të konstatojë praninë e vajzës gjatë manovrës.

Për pasojë, fëmija ka pësuar plagë të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ka humbur jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.