Ballina Aktualitet IKMT shemb ndërtimin pa leje në Sarandë, kryeinspektori Qendro: Çdo investim në...

IKMT shemb ndërtimin pa leje në Sarandë, kryeinspektori Qendro: Çdo investim në struktura pa leje është i çuar dëm, ndëshkim për këdo!

6
0

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë sot në rrugën “Panorama” në bashkinë Sarandë, ku është prishur një shtesë anësore e një objekti të ndërtuar pa leje.

Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, deklaroi se çdo ndërtim pa leje do të ndëshkohet në përputhje me ligjin, duke paralajmëruar se aksionet e tilla do të vijojnë.

“Gjej rastin t’u bëj thirrje të gjitha subjekteve të biznesit apo individëve që dëshirojnë të ndërtojnë: ndiqni rrugën ligjore! Aplikoni dhe pajisuni me lejet përkatëse! Çdo investim i kryer në struktura pa leje është para e hedhur dëm,” u shpreh Qëndro.

Në një reagim të publikuar edhe në rrjetet sociale, drejtori i Përgjithshëm i IKMT-së theksoi se askush nuk do të tolerohet në rastet e ndërtimeve pa leje.

“Çdokush që merr guximin të ndërtojë pa leje do të ndëshkohet sipas ligjit. Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, prishën një shtesë anësore të një objekti të ndërtuar pa leje në rrugën ‘Panorama’, në Bashkinë e Sarandës,” deklaroi ai.