Ballina Kronika Parkimi dhe parakalimi i gabuar/ Policia Rugore e Korçës me ‘dorë të...

Parkimi dhe parakalimi i gabuar/ Policia Rugore e Korçës me ‘dorë të hekurt’, 759 gjoba dhe 3 shoferë nën hetim

46
0

Plot 759 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore e Korçës gjatë një jave kontrollesh në të gjitha akset e qarkut, ndërsa 3 drejtues mjetesh janë vënë nën hetim për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.

Bilanci i kontrolleve tregon se parkimi i gabuar mbetet shkelja më e përhapur, me 274 raste të konstatuara, i ndjekur nga 127 parakalime të gabuara. Gjatë kontrolleve u ndëshkuan edhe 32 drejtues motomjetesh që qarkullonin pa kaskë mbrojtëse.

Policia vendosi gjithashtu masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe mosrespektim të përparësisë së këmbësorëve në vijat e bardha.

Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut.