Në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë sjellë në shesh pankarta me mesazhe ironike dhe kritike ndaj qeverisë, ndërsa në fokus është vendosur edhe arrestimi i Ergys Agasit.
Pankartat e protestuesve përcjellin mesazhe kundër korrupsionit, ndërsa një pjesë e tyre i referohen edhe SPAK-ut dhe zhvillimeve të fundit.
Ndër pankartat e shfaqura në shesh janë: “Asnjë pasqyrë digjitale nuk e fsheh dot vjedhjen reale, SPAK u zgjua nga letargjia, sot dridhet Kryeministria!”
“Kështu ju gjen po ia dhatë ‘Besën’ Ramës, Agasi shkoi në pranga prej korrupsionit e dramës!”, “Ergys Agasi, Rama ta rrasi! Tërhiq pak këmbën zvarrë, se Balluku prangat i ka gati.”
Ndërkohë, një tjetër pankartë shënon numrin e ditëve të protestës: “89, edhe një ditë dëshmi.”







