Ballina Aktualitet “Hapi i parë, dorëheqja e qeverisë”/ Qytetari nga protesta para Kryeministrisë: Anuloni...

“Hapi i parë, dorëheqja e qeverisë”/ Qytetari nga protesta para Kryeministrisë: Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura

68
0

Një qytetar, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike, ndërsa bëri thirrje për anulimin e ligjit në zonat e mbrojtura.

Më tej, qytetari u ndal te problematikat e Tiranës, duke përmendur mungesën e hapësirave, ajrit dhe trafikun e rënduar. Sipas tij, rruga e re që po ndiqet nga qytetarët mund të sjellë shpresë për mbrojtjen e territorit.

“E kemi kuptuar se nuk ka kuptim Rama në burg, pa Berishën apo anasjelltas. Dhuna informale dhe ajo e organizuar me ligj do të vazhdojnë. Shqipëria kërkon revolucion. Mungon ajri, hapësirat, trafiku i rënduar.

Të gjitha këto bëhen me leje dhe me ligj. Pavarësisht se lejet miratohen, zbatimi nuk bëhet. Ndaj mendoj se rruga e re që po ndjekim sjell shpresë për territorin. Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura.”, tha ai.