Ballina Sport Ilir Daja ia plas në “sy” UEFA-s pas eliminimit nga Pafos: Mund...

Ilir Daja ia plas në “sy” UEFA-s pas eliminimit nga Pafos: Mund të vërtetoj gjithçka, nëse doni

55
0

Dinamo u mposht nga Pafos me rezultatin e përgjithshëm 2-4, duke ndërprerë kështu rrugëtimin evropian. Sfida e zhvilluar në Qipro shkoi përtej kohës së rregullt, ndërsa të shumta ishin dhe polemikat mbi mënyrën se si u menaxhua e gjithë lojta brenda 90 minutave dhe pas kësaj.

I xhindosur është shfaqur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja, i cili nuk është kursyer aspak në konferencën për shtyp duke i thënë të gjitha sheshit, që prej organizimit në nivelet qesharake, ashtu sikurse dhe në administrimin e sfidës nga kryesori i kësaj përballje, të cilin e vë përballë fakteve se si ekipi i Dinamos u dëmtua me rastet e dyshimta.

“Djemtë e sigurisë po silleshin si tifozë dhe po shtrëngonin duart me stafin. Kjo është ndeshja ime e pestë në play off dhe ky është niveli i organizimit më i dobët.

Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time.

Mund të vërtetoj gjithçka, nëse dëshironi. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes.

Siç rrodhën gjërat, ndeshja ishte në plan të dytë. Ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari të fortë, si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të burimeve financiare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka deri në fund.

Me ndryshimet, i vendosëm lojtarët në pozicione të tjera nga ato natyrale, jemi krenarë që arritëm një performancë të tillë kundër një skuadre që luajti në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar”, është shprehur Ilir Daja.