Ballina Kronika Alarm në Durrës! Gjendet bombë e komanduar në lagjen 3, policia rrethon...

Alarm në Durrës! Gjendet bombë e komanduar në lagjen 3, policia rrethon vendi

56
0

Një bombë e komanduar është gjetur mëngjesin e sotëm në mes të rrugës, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, pas konstatimit të lëndës shpërthyese në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave xheniere për çaktivizimin e saj.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e bombës.

Gjetja e lëndës shpërthyese vjen një ditë pas alarmit të djeshëm, kur mbi 100 institucione morën email-e kërcënuese për bombë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.

Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.