Ballina Kronika Goditi gazetarin Qyno me telefon, Gjykata jep dy masa sigurimi për të...

Goditi gazetarin Qyno me telefon, Gjykata jep dy masa sigurimi për të ‘fortën’ Rosela Nallbati

67
0

Gjykata e Tiranës, ka caktuar 2 masa sigurimi personale ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, e cila tashmë është vënë nën hetim penal nga prokuroria e kryeqytetit, për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”, ndaj gazetarit investigativ të Kronikës së Zezë, Elton Qyno.

Dy masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur tek Oficeri i Policisë Gjyqësore”, janë marë në mungesë të Rozalinda Nallbatit, pasi kjo e fundit që prej datës 30 Korrik 2026, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, por deri në këto momente nuk është gjendur.

Pavarësisht kontrolleve të strukturave policore dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Elbasan dhe Tiranë, Rozalinda Nallbati nuk është arritur të lokalizohet, pasi prej 24 ditësh vijon ti fshihet Drejtësisë.

Tashmë vendimi i gjykatës së Tiranës, është çuar për ekzekutim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe një kopje i është përcjellë dhe zyrës së Interpolit, me qëllim vendosjen e shënimit të “Njoftimit të Kuq” për këtë shtetase.
Gjatë dhënies së vendimit, Rozalinda Nallbati, u favorizua nga gjëndja familjare e saj për shkak të kujdestarisë së dy fëmijëve, 3 dhe 5 vjeç.

33-vjeçarja është gruaja e Florenc Çapja, një personazhi i botës së krimit në Shqipëri, që Gjykata e Posaçme GJKKO-ja, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në muajin Gusht 2012.

Ky vendim është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e Gjyqësorit në Shqipëri, madje dhe nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Njëherësh, Çapja është deklaruar fajtor dhe dënuar nga GJKKO me 4 vite burgim për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndërit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Ndërsa vetë i dënuari Florenc Çapja, u arrestua dhe ekstradua nga Dubai në Tiranë, në 2 Maj 2025 dhe aktualisht ndodhet në ambjentet e paraburgimit Nr.302 në Tiranë.

Nga ana tjetër, Rozalinda Nallbati, herë prezantohet si mjeke profesioniste, herë si e “forta” e lagjes së Banesave në Elbasan dhe herë si mbesa e Neritan Nallbatit, ish-Drejtorit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Babai i Rozalindës, Romir Nallbati, që njihet me nofkën “Turkalla” është djali i xhaxhait të zyrtarit të lartë të policies së Shtetit, Neritan Nallbati.

Dhe duke pasur këtë lidhje gjaku me Nallbatin dhe lidhje martesore me të dënuarin me burgim të përjetshëm Florenc Çapja, Rozalinda alias Rosela Nallbati, krijon alucinacione në mendjen e saj, se mund të marë përpara çdo njeri dhe aq më tepër Gazetarët e Kronikës së Zezë në Shqipëri.
Por sjellje dhe gjeste të tilla, të kryera nga Rozalinda Nallbati dhe babai i saj, Romir Nallbati, as nuk e lartësojnë dhe as e nderojnë emrin dhe imazhin e zyrtarit të Policisë, Neritan Nallbati. Përkundrazi e turpërojnë atë dhe punën e tij në polici.

Kujtojmë se në 30 Korrik 2026, në ambjentet e Spitalit Amerikan në Tiranë, Rozalinda Nallbati, goditi befasisht me telefon gazetarin e Kronikës së Zezë, Elton Qyno. Për këtë situatë policia dhe prokuroria e Tiranës nisën menjëherë hetimet, ndërsa Rozalinda arriti të fshihet.
Aktualisht, ndaj saj janë vendosur dy masa sigurimi dhe paralelisht me to, ka nisur dhe një çështje penale në prokurori për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.