Ballina Kronika Dyshohet se u mor nga rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi...

Dyshohet se u mor nga rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares

24
0

Është gjetur trupi i pajetë i 7-vjeçares. Sipas informacioneve trupi është gjetur pranë urës së Drinit.

Fëmija dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit të Drinit të Zi.

Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës.

Burime pranë Policisë së Bulqizës bëjnë me dije se, gjatë kohës kur po laheshin, niveli i lumit Drin është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e ujit i ka marrë ata.

Familjarët kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar.