Kirubel Yilma, njëzetvjeçar nga Etiopia, është futur në librin e rekordeve pasi demonstroi një talent unik dhe mahnitës para një publiku në Addis Ababa.
Kirubelin shihet teksa pi shishe të shumta me ujë dhe përpiqet të arrijë titullin e Rekordeve Botërore Guinness për kohën më të gjatë në spërkatjen e ujit nga goja.
Rregullat për këtë sfidë përcaktojnë që spërkatja e ujit duhet të jetë e vazhdueshme pa asnjë pauzë.
Me një rekord prej 46.86 sekondash për t’u thyer, Kirubel e thyen rekordin me një kohë të re mbresëlënëse prej 56.36 sekondash.
Si ia del ai? Kirubel thotë se është në gjendje të nxjerrë ujë nga stomaku i tij.
“Përveç kësaj, unë jam student i vitit të dytë të mjekësisë në Universitetin e Addis Ababa-s, kështu që kam njohuri se si t’i përdor muskujt e mi në mënyrë efektive në mënyrë që të thyej rekordin”, tha ai.
Studenti thotë se u motivua për të provuar ta thyente rekordin, pasi pa në televizor mbajtësin e mëparshëm të rekordit, Dickson Oppong, i njohur edhe si Waterman, nga Gana, shkruan guinnessworldrecords.
Kirubel ka kaluar vite duke zotëruar teknikën e tij të frymëmarrjes dhe ishte i emocionuar që arriti këtë titull.







