Trabzonspor është përballur me një situatë të pakëndshme pas humbjes ndaj Ferencvaros dhe eliminimit në “play off” të Europa League.
Pas ndeshjes, trajneri Fatih Tekke deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Megjithatë, drejtuesit e Trabzonspor kanë vendosur të mos e pranojnë dorëheqjen e teknikut.
Klubi ka konfirmuar se Fatih Tekke do të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e tij. Trajneri pritet të drejtojë skuadrën edhe në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Amedspor.
Situata vjen vetëm pak javë pasi Salah iu bashkua Trabzonspor për të qenë pjesë e projektit të ri të klubit turk.
Eliminimi nga Europa League ka sjellë pasoja të menjëhershme në ambientin e skuadrës, por klubi ka zgjedhur të vazhdojë me Fatih Tekke në pankinë.







