Ballina Politika Zbulohet çfarë u ka kërkuar Rama drejtuesve politikë dhe ministrave: “Pasqyra Albania”...

Zbulohet çfarë u ka kërkuar Rama drejtuesve politikë dhe ministrave: “Pasqyra Albania” të jetë ligj për të gjithë

46
0

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar forcimin e pranisë së strukturave të Partisë Socialiste në territor dhe një angazhim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Gjatë takimit me drejtuesit politikë të PS-së dhe ministrat, i cili zgjati 2 orë, Rama ka kërkuar që të ndërtohet një skemë e personalizuar, ku të ketë drejtues politikë, deputetë, ministra dhe zëvendësministra të dedikuar për territorin.

Mediat kane mësuar se Rama ka kërkuar që takimet me ta të zhvillohen në mënyrë të përjavshme, me qëllim që problematikat dhe shqetësimet e tyre të dëgjohen drejtpërdrejt.

“Pasqyrë Albania nuk duhet te jete një njësi, platformë etj, duhet të jetë LIGJ. Besa dhe prania besnike prezente në territor, përmes një skeme të personalizuar: drejtues politik, deputet, ministër, zv.ministër të dedikuar”, është një nga kërkesat e përcjella nga Rama.

Në fokus të bisedimeve ka qenë edhe dokumenti “Besa” dhe “Prania besnike”. Rama ka kerkuar qe drejtuesit te jene prezentë në territor përmes nje skeme të personalizuar: drejtues politik, deputet, ministër, zv.ministër të dedikuar, si edhe matje performancë 1 herë në jave ose 1 herë në muaj.