Ballina Ekonomia Tatimet kontrolle në 12 biznese në Durrës, konstatohen mbi 40 shkelje të...

Tatimet kontrolle në 12 biznese në Durrës, konstatohen mbi 40 shkelje të legjislacionit! 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara vetëm në një prej pajisjeve të sekuestruara

72
0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se Task Forca e Terrenit kontrolloi 12 tatimpagues që operojnë në Durrës, duke konstatuar 40 shkelje të legjislacionit tatimor.

Përmes një njoftimi, Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimi i të dhënave në vetëm një prej pajisjeve kompjuterike të sekuestruara u evidentuan rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, për periudhën qershor–gusht 2026.

Ndër shkeljet e konstatuara ishin mos-lëshimi i faturës tatimore, mallra të padeklaruar, mallra pa faturë tatimore, mos-lëshili i autofaturës, mos-afishimi i listës së çmimeve, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:

Në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026, Task Forca e Terrenit kontrolloi 12 tatimpagues, duke konstatuar 40 shkelje të legjislacionit tatimor.

Nga verifikimi i të dhënave në vetëm një prej pajisjeve kompjuterike të sekuestruara u evidentuan rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, për periudhën qershor–gusht 2026. Në vijim të kontrolleve, 3 subjekte kaluan në regjimin e TVSH-së.

Administrata Tatimore vijon kontrollet në terren për parandalimin e evazionit dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale.