Bayern e ka nisur me fitore kampionatin. Bavarezët triumfuan 5-1 ndaj Sttutgart, në Mynih.
Bajern Mynihu mbeti i pamposhtur në ndeshjen hapëse të sezonit të së premtes për të 18-ën herë, si kampion në fuqi i Bundesligës, duke mposhtur Shtutgartin me rezultatin 5-1 në “Allianz Arena”. Kjo ishte fitorja e 30-të e Bajernit në 34 përballjet e fundit zyrtare ndaj Shtutgartit.
Golat e Upamekano, Olise, Pavloviç, Luis Diaz dhe autogoli i Vagnoman, i siguruan fitoren kampionëve, ndërkohë që për miqtë golin e vetëm e shënoi Vagnoman, i cili u bë protagonist me gol dhe autogol në harkun kohor të 5 minutave.
Bayerni nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi pas sezonit rekord që zhvilloi dhe mund të ruajë ende kreun e Bundesligës, të cilin e mban vazhdimisht që nga shtatori 2024, nëse asnjë skuadër tjetër nuk arrin një rezultat më të mirë se 5-1 këtë fundjavë.







