Ballina Kronika Bien në prangat e policisë dy persona/ Aksioni kundër kultivimit të kanabisit,...

Bien në prangat e policisë dy persona/ Aksioni kundër kultivimit të kanabisit, zbulohen miniparcelat sekuestrohen rreth 400 bimë

67
0

Vijojnë aksionet kundër kultivimit të kanabisit në Fushë-Arrëz. Policia ka zbuluar disa miniparcela me bimë të dyshuara kanabis sativa në fshatin Aprrip Guri, ku janë sekuestruar rreth 400 bimë.

Në kuadër të aksionit janë arrestuar Sokol Jaha, 50 vjeç, dhe Emiljan Pepgjonaj, 20 vjeç, banues në Aprrip Guri.

Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit, në Pukë dhe Fushë-Arrëz janë zbuluar disa parcela me bimë narkotike. Në kuadër të operacioneve janë arrestuar gjithsej 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.