Ballina Politika Lamallari prefektëve: Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje! Durrsakët turren drejt prefekturës,...

Lamallari prefektëve: Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje! Durrsakët turren drejt prefekturës, Gurra: Ora dhe vendi i takimit nuk kanë ndryshuar

135
0

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit, ku në fokus ishte forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në territor.

Përmes prefektëve, të cilët përfaqësojnë një hallkë të rëndësishme të shtetit në territor, ministri përcolli porositë e Kryeministrit për një komunikim sa më profesional, korrekt, të besueshëm dhe të shpejtë me qytetarët.

Lamallari theksoi se çdo ditë shumë qytetarë i drejtohen institucionit të Prefektit për shërbime të ndryshme, për informacion apo për të kërkuar zgjidhje për problematika që prekin jetën e tyre. Për këtë arsye, çdo kërkesë dhe shqetësim duhet të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.

“Çdo shqetësim apo kërkesë për informacion i qytetarëve meriton vëmendje dhe ne kemi detyrimin të përgjigjemi dhe japim zgjidhje”, shprehet ministri Lamallari, duke nënvizuar se përgjegjësia e institucioneve nuk përfundon me marrjen e një kërkese, por duhet të shkojë deri te adresimi konkret dhe e lidhi këtë qasje me ‘BESA’ dhe ‘PraniaBesnike’, si një standard për një administratë më të përgjegjshme, më të afërt dhe më të besueshme për qytetarët.

Ajo që ka rënë në sy menjëherë pas këtij takimi dhe bërjes publike të detajeve ka qenë entuziazmi i qytetarve durrsakë, të cilët janë shprehur se tashmë do kenë një zgjidhje tw sigurtw pwr problemet e tyre, aq më shumë te prefekti Gurra, që njihet mirë për “Besën” dhe e ka pasur këtë tipar dallues të punës së tij me qytetarët. Ndërkohë që ky entuziazëm dhe interesim konfirmohet edhe nga stafi i prefektit,  të cilët janë shprehur se lidhur me “Besën”,  Gurra po i hedh edhe një sy kanunit të Lek Dukagjinit, por ka një konflikt të vogël interesi se nuk ja var askush nga stafi. Gjithsesi mësohet se Gurra është shprehur qartë dhe prerë siç edhe ka natyrën e tij se përveç lokalit të bashkisë dhe prefekturës, vendi dhe ora e takimit nuk ka ndryshuar për të gjithë ata që duan ta takojnë…lidhur me Besen!