Ballina Sport Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

49
0

Këtë të shtunë, u luajtën dy ndeshjet e para të javës së dytë në Superiore.

Elbasani dhe Vllaznia barazuan 1-1 mes tyre, në një ndeshje me fund dramatik, ku u anuluan dy gola. Murataj i dha avantazhin shkodranëve në minutën e 18-të, ndërsa vendasit barazuan me Hebajn në minutën e 75-të.

Në shtesë, Vllaznia shënoi fillimisht me Tafilin dhe më pas me Mustën, por të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Në rastin e parë, ishte Perez që bllokoi pamjen e portierit, ndërsa në rastin e dytë ishte Musta jashtë loje.

Për të dyja ekipet, ky është barazimi i dytë, pas atyre të javës së parë.

Në duelin tjetër, Laçi triumfoi 2-1 ndaj Partizanit, falë dopietës së Stiven Bibos. Kurbinasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 8-të. Bibo lëshoi një predhë nga jashtë zonë, duke mposhtur portierin Qirko.

Fraksioni i parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Marku u ndëshkua me karton të kuq në shtesë.

Me një lojtar më shumë, kurbinasit e kishin më të lehtë në fraksionin e dytë, ku dyfishuan me Bibon në minutën e 75-të. Në fund, goli i Aliut kishte vetëm vlerë statistikore për Partizanin.

Me këtë fitore, Laçi shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Partizani ka vetëm një pikë.