Ballina Kronika Aksident tragjik në Mirditë/ Makina bie në greminë, raportohet një i vdekur...

Aksident tragjik në Mirditë/ Makina bie në greminë, raportohet një i vdekur dhe dy të plagosur

80
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kurbnesh të Mirditës, ku raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Gazetari, Martin Marku raporton se të lënduarit janë transportuar për mjekim në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupet përkatëse të policisë.

Rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga janë ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.