Ballina Aktualitet Protestuesit lënë Sheshin “Skënderbej”, nis marshimi drejt Kryeministrisë!

Protestuesit lënë Sheshin “Skënderbej”, nis marshimi drejt Kryeministrisë!

74
0

Pas grumbullimit inicial në Sheshin “Skënderbej”, vargu i protestuesve ka nisur zyrtarisht marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, bilbila dhe thirrje të pandërprera për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, turmat e qytetarëve po përshkojnë aksin kryesor të kryeqytetit.

Në krye të marshimit janë vendosur të rinjtë dhe aktivistët, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë t’i bashkohen lëvizjes përgjatë rrugës.