Real Madrid e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke marrë 9 pikë të plota në 3 ndeshjet e para të sezonit të ri.
Megjithatë, shumica e tifozëve madrilenë mendojnë se ekipi i tyre ka ende nevojë edhe për një përforcim të fundit, konkretisht për qendrën e mbrojtjes.
Në një sondazh të Defensa Central, 77% e tifozëve iu përgjigjën me “po”, pyetjes nëse Florentino Perez duhet të transferojë Alessandro Bastonin këto ditë të fundit të merkatos.
Megjithatë, kjo lëvizje duket e vështirë. Së pari, Real Madrid duhet të largojë një nga mbrojtësit aktual. Së dyti, vështirë se Inter mund të pranojë tani largimin e Bastonit, pasi nuk ka më kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë për të.
Nga ana e tij, trajneri Jose Mourinho është shprehur se është i lumtur me skuadrën që ka në dispozicion, por nuk përjashton që mund të ketë afrime ose largime, ditët e fundit, deri më 1 shtator, kur mbyllet merkato.







