Futbolli shqiptar vijon të prodhojë momente të rralla. Së fundmi, në Durrës, në ndeshjen mes Tiranës dhe Dinamos kanë ikur dritat, madje dy here per minuta tera.
Një situatë jo shumë e zakontë kjo, që ka bërë që tifozët në tribuna të ndiznin blicat e telefonave, duke krijuar kështu një atmosferë unike, ndersa regji e transmetimit direkt eshte detyruar te na jape pamje romantike nga Hena qe ndriconte.
Pavarësisht zhvillimit, futbolli shqiptar vazhdon të ketë probleme, si i sotmi, ku në nisje të takimit të elitës pati probleme me sistemin e ndriçimit, por per te vazhduar edhe me pas ne nje nderprerje te dyte. Pas disa minutash pritje, në “Niko Dovana” nisi sërish takimi per te shtyre rreth 12 minuta, per te dy nderprerjet ne pjesen e pare.







