Teuta ka marrë fitoren e parë në këtë kampionat nën drejtimin e Edlir Tetovës, duke mposhtur me shifrat 3:1 me përmbysje Tiranën e plotësuar pas zgjidhjes së telasheve me merkaton.
Por me kalimin e minutave, ishte Teuta që filloi të përmirësonte lojën e saj ndjeshëm dhe të diktonte ritmin. Durrsakët gjetën barazimin me Zhongon e më pas gjetën rrjetën edhe dy herë të tjera me Boçin e Umeijegon për të përmbysur takimin e siguruar një fitore shumë të rëndësishme.
Pas këtij takimi, foli për mediat dhe trajneri fitues, Edlir Tetova.
“Sa i kënaqur je, me ndeshjen më shumë apo me rezultatin? Jam për të dyja, mendoj qën ajo që patëm sot ishim më ndryshe se me Partizanin.
Sigurisht edhe pjesën e parë ngelet para. Kishim vështirësi para linjave. Jo nuk është e njëjta logjikë, janë lojtarë me karakteristika të ndryshme (i referohet lojtarëve në sulm). Duhet punë, ka ende punë për të bërë. Mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe kemi akoma për të bërë më mirë.
Konstatimi për pjesën e pasimit, sidomos pas golit. Çdo 5-6 minuta lojtarët humbnin topin dhe këtë e kërkova te çunat që ishin të nxituar. Pastaj çdo gjë na erdhi edhe për shkak të dritave. Aty pastaj çunat e kuptuan.
Strategji fikja e dritave? Jo, jo. Djali sduhet të përmirësojë, asgjë. Ke hyrë shumë te kjo pjesa. Umeijego? Sulmuesit që unë stërvis nuk bëjnë gol. Ishte strategji ndryshe. Mendoj që e bënë shumë mirë, por pjesën e parë duhet të ishte më kërkues. Ka 6 muaj që nuk prek fushën dhe ka ende për të punuar.
Karakteri për të reaguar, apo domiminim? Çfarëdo që të them unë, bie poshtë me kthimin e rezultatit. Çunat treguan që kanë uri dhe që duan të shkojnë te goli. Kemi momentet të vështira, por me rëndësi të mos na humbë pjesa e agresivitetit.“, tha Tetova.







