Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për mediat për gazetarët hodhi akuza të rënda në drejtim të mazhorancës. Ai tha se PS do dhurojë 1.5 miliardë euro për hajdutët lokalë. Berisha deklaroi se edhe PD do prezantojë kandidatët shumë shpejt.
“PS po shpërndan para për zgjedhjet lokale. PS po shpërndan 1.5 milionë euro për hajdutët lokalë. Padyshim që PD po përgatitet për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Kjo është periudhë, ku PD e ka fokusin tek zgjedhjet lokale”, deklaroi Berisha.
Ai sqaroi edhe arsyet se përse po shkon për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë edhe detaje për këtë rast.
“Unë shkoj në Teksas në një konferencë të Partisë Republikane Amerikane për zgjedhjet mid-term. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, që jam i ftuar për të marr pjesë në këtë konferencë. Nuk kam pasur njoftim nga Ambasada Amerikane se kur do e marr vizën”, u shpreh ai.
Duke folur për reformën territoriale, dhe njëherë dënoi ndarjen e re të propozuar nga PS. Nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të merret parasysh mendimi qytetar.
“Qëndrimi ynë që është që t’ju adresohemi qytetarëve dhe të ecim drejt ushtrimit nga ana e qytetarëve të referendumit, siç kërkohet edhe nga ndërkombëtarët”, përmbylli Berisha.







