Nga Shkelqim Hysaj Lepenica
Sot, përkujtojmë Masakrën e Koplikut të vitit 1948, një nga aktet më të rënda të terrorit komunist në Malësinë e Madhe. Nga 28 korriku deri më 29 gusht 1948, regjimi komunist ndërmori një valë arrestimesh. 56 burra dhe gra u arrestuan.
Katër prej të arrestuarve ,
Taro Keqi,
Nikë Mark Rexha,
Dom Aleksandër Sirdani
Dom Pjetër Çuni,
u vranë pa gjyq.
Ky ishte terror shtetëror. Regjimi komunist godiste njerëzit që i konsideronte kundërshtarë politikë, nacionalistë, patriotë, klerikë dhe të gjithë ata që nuk pranonin të nënshtroheshin. Përmes arrestimeve, torturave, burgjeve, internimeve dhe pushkatimeve, synonte të thyente jo vetëm individin, por edhe familjen dhe gjithë shoqërinë.
Kopliku u godit që të frikësohej Malësia e Madhe.
Por Malësia nuk u fruksua, nuk u nënshtrua por qëndroi e pamposhtur.
Ne kujtojmë 56 të arrestuarit, të pushkatuarit, të torturuarit, të burgosurit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që paguan një çmim të rëndë sepse nuk pranuan të përkuleshin përpara diktaturës.
Komunizmi nuk duhet paraqitur si një sistem që kishte thjesht “gabime”. Ai ishte një diktaturë që përdori shtetin për të shtypur lirinë, për të burgosur, torturuar dhe vrarë kundërshtarët e tij.
Përballë atyre që ende e justifikojnë, e relativizojnë apo e idealizojnë komunizmin, qëndrimi ynë duhet të jetë i prerë:
Nuk mund të ketë lavdi për një regjim që prodhoi viktima. Nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe xhelatit. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë duke harruar krimet e diktaturës. Nuk mund të ecim përpara pa dënuar krimet e komunizmit!
Fatkeqësisht, sot Shqipëria vazhdon të qeveriset nga pinjollë të nomenklaturës komuniste, të cilët kanë trashëguar mentalitetin e pushtetit absolut dhe përbuzjen ndaj kundërshtarit. Ndryshoi sistemi, por arroganca, kontrolli dhe përdorimi i shtetit kundër kundërshtarit vazhdojnë të na kujtojnë se komunistët nuk ndryshojnë, ata dinë të ndërtojnë vetem diktatura.
Partia Demokratike lindi si shpresa e shqiptarëve për t’i dhënë fund diktaturës dhe për të hapur rrugën e lirisë e demokracisë. Ajo ishte forca që mishëroi aspiratën e shqiptarëve për pluralizëm politik, zgjedhje të lira, ekonomi të tregut, pronë private dhe integrim europian. PD-ja nuk duhet të harrojë kurrë vlera që përfaqëson: lirinë, demokracinë dhe antikomunizmin.
Ne kërkojmë të vërtetën, kujtesën dhe drejtësinë historike.
Lavdi Martirëve të Malësisë së Madhe!
Nderim për të gjithë të burgosurit dhe të përndjekurit politikë!
Kurrë më diktaturë!
Kurrë më komunizëm!
Kurrë më harresë!







