Ballina Aktualitet “Shqipëri e re”/ Dita e 93 e revoltës, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë,...

“Shqipëri e re”/ Dita e 93 e revoltës, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, mbizotërojnë thirrjet: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!

57
0

Protestuesit, pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, nisën marshimin drejt Kryeministrisë teksa shënohet dita e 93-të e protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ata bëjnë thirrje njëzëri për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë. Protestuesit përmendin gjithashtu edhe thirrjet kundër liderit të opozitës, Sali Berisha, si dhe ndaj ish zv kryeministres dhe ish ministres Belinda Balluku.

“Shqipëri e re”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Arrestoni Ballukun”, përsërisin ata duke kërkuar një Shqipëri të lirë.