Ballina Politika Berisha akuzon Taulant Ballën: Ka nxjerrë nga burgu Mario Çelën dhe e...

Berisha akuzon Taulant Ballën: Ka nxjerrë nga burgu Mario Çelën dhe e ka dërguar në spital në Elbasan

158
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla se ditën e djeshme nga nxjerrë nga burgu, Mario Çelën, i ekstraduar pak kohë më parë nga Belgjika.

Sipas liderit demokrat, vëllai i Suel Çelës pasi është nxjerrë nga burgu i Peqinit është dërguar në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Berisha thotë se “Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen”.

Denoncimi i Berishës

Breaking News.

Taulant Bego Jaris nxjerr nga burgu i Peqinit Mario Çelën!

Të dashur miq, Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.

Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen.

Lexoni denoncimin e qytetarit digjital dhe transkriptin e bisedës së Taos me Mario Çelën.