Një prej aktivistëve në protestën e 93-të ka theksuar se qëllimi i qëndresës qytetare shkon përtej largimit të kryeministrit Edi Rama.
Ai deklaroi se dorëheqja apo rrëzimi i Ramës do të ishte vetëm hapi i parë i një procesi që synon ndryshimin e sistemit politik.
“Kjo nuk është një protestë vetëm për rrëzimin e Edi Ramës. Rrëzimi i Edi Ramës është fillimi i procesit që do të vijë më pas dhe rrëzimi i Ramës është hapi i parë”, u shpreh aktivisti.
Sipas tij, edhe nëse pas largimit të Ramës do të shpalleshin zgjedhje të parakohshme, qytetarët do të vijonin protestën.
“Në rast se Edi Rama bie dhe nxiton të thërrasë zgjedhje të jashtëzakonshme, ne do të jemi përsëri këtu. Sepse ne jemi për të ndërruar sistemin dhe jo thjesht emrin e kryeministrit”, deklaroi ai.
Në fund, aktivisti përsëriti një prej thirrjeve të protestuesve: “Rama në burg, Berisha në burg!”







