Ballina Aktualitet “Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!”/ Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin...

“Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen!”/ Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

45
0

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së ekzekutivit, protesta anti-qeveritare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni, ku mijëra qytetarë i janë drejtuar rrugëve kryesore të kryeqytetit në një marshim masiv.

Mbyllja e fjalimeve nga aktivistët dhe qytetarët u shoqërua me lëvizjen e menjëhershme të turmës nga sheshi përballë Kryeministrisë drejt akseve kryesore të Tiranës. Me pankarta në duar dhe me një pjesëmarrje të gjerë, protestuesit po përshkojnë rrugët e kryeqytetit duke bllokuar përkohësisht trafikun në disa zona.

Gjatë gjithë itinerarit të marshimit, nga turma dëgjohen thirrje të njëpasnjëshme e me tone të ashpra drejtuar kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.

“Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!”, si dhe thirrjet drejtuar organeve të drejtësisë “Arrestoni Ramën!” e “Arrestoni Ballukun!” po shoqërojnë lëvizjen e protestuesve përmes bulevardeve.