Janë mbyllur fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit do të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sot shënohet dita e 93-të e protestës ndërkohë që një protestues bëri thirrke që më 7 shtator në ditën e 100 të kësaj rezistence do të jetë protestë kombëtare.
Edhe sot si çdo ditë tjetër, protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe pikante të realitetit qeverisës, dhe arsyes pse qeveria e Edi Ramës nuk i përfaqëson më.







