Ballina Aktualitet Flakadanë e flamuj kuq e zi/ Protestuesit ‘ndezin’ Tiranën, nisin marshimi në...

Flakadanë e flamuj kuq e zi/ Protestuesit ‘ndezin’ Tiranën, nisin marshimi në kryeqytet, mbizotërojnë thirrjet: Arresto Ramën, arresto Belindën

67
0

Me flakadanë, flamuj kuq e zi e thirrjet “arrestoni Ramën”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet.

Për 96 ditë me radhë qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të tij.

Me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “lironi çunat”, “lironi gocat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët vijojnë marshimin.

Protestuesit shprehen të vendosur se revolta do të vijojë deri në dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Nga sheshi dëgjohen vazhdimisht thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re”, ndërsa qytetarët kërkojnë ndryshim dhe largimin e qeverisë.

Pavarësisht 96 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre.