Ballina Politika Avokati Spartak Ngjela paralajmëron Ramën: Ky akt mund të të çojë në...

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron Ramën: Ky akt mund të të çojë në burg!

90
0

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së dhënies së ishullit të Sazanit një shteti tjetër, duke e cilësuar një akt të tillë si cenim të territorit dhe interesave strategjike të Shqipërisë.

Ngjela përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar se nëse e realizon këtë akt, rrezikon burgun, ndërsa e ka cilësuar atë si “tradhti kombëtare” dhe ka kërkuar tërheqjen urgjente nga një nismë e tillë.

Postimi i plotë

Kurrën e kurrës nuk mund të jepet ishulli i Sazanit.

Sepse kjo i vjen përshtat Beogradit dhe antishqiptarisë, prandaj:

Kurrë nuk mund t’i jepet Sazani një shteti tjetër; ngaqë, ky akt, është cënim i territorit të Republikës së Shqipërisë; dhe se Ishulli i Sazanit është edhe një strategji e veçantë e mbrojtjes kombëtare.

Kurse Rama: rrezikon burgun, po e bëri këtë akt.

Kujdes Edi Rama, se ti nuk je pronari i Shqipërisë! Kurse, me një akt të tillë, bën tradhti kombëtare.

Dhe jo vetëm Rama, por, edhe e gjithë ajo shumicë parlamentare që, me votën e saj, vendos këtë tradhti.

Sazani ka qenë dhe mbetet peng i dobësinë së Beogradit dhe Moskës; të cilët ka shekuj që po kërkojnë t’ia marrin Shqipërisë.

Prandaj, kryeministri Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht, sepse territori i Republikës së Shqipërisë ka mbrojtje të veçantë në Kushtetutën e Shqipërisë.

Kurse Rama, po e bëri këtë akt antikombëtar, duhet të arrestohet menjëherë nga SPAK, për tradhti kombëtare, sepse kryen cënimin e territorit të Republikës së Shqipërisë.