Juventusi ka barazuar 1-1 ndaj Milanit në ndeshjen e së dielës, në javën e tretë të Serisë A, por ndeshja është shoqëruar me polemika për shkak të golit të avantazhit të kuqezinjve.
Në fillimin e aksionit të golit të Cise, kishte një shkelje të De Uinter ndaj Kolo Muanit, me lojën që vijoi dhe çoi në golin e kuqezinjve. Tifozët kanë protestuar në rrjetet sociale për këtë vendim, pasi pamjet nuk u panë nga VAR-i. Por trajneri Luçiano Spaleti u ka dalë kundër, duke vlerësuar gjykimin e ndeshjes nga kryesori Mariani.
“Ai është një nga gjyqtarët italianë më të mirë dhe, sipas meje, linja e drejtimit që po shohim është e duhura. Ne po përshtatemi me atë që po ndodh nëpër botë. Këto nuk janë faulle dhe është e drejtë që të mos vërshëllehen.
Pastaj mund të ketë episode të cilat, për shkak të shpejtësisë, mund të ndodhin, por ai është i aftë dhe di të bëjë punën e tij. Gjithçka në rregull, nuk i kushtoj vëmendje këtyre gjërave kështu. Skuadra duhej ta kishte gjetur golin më parë”, ishin fjalët e Spaletit, duke mos kërkuar justifikime.







