Ballina Kronika U ndje keq pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” / Humb jetën...

U ndje keq pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” / Humb jetën në spital 49-vjeçarja filipineze

69
0

Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Sipas Policisë, 49-vjeçarja kishte mbërritur në Shqipëri më 4 shtator dhe, pasi nuk ishte ndjerë mirë në aeroport, kishte marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

“Tiranë/ Më datë 05.09.2026, në spital ka ndërruar jetë një shtetase filipineze, 49 vjeçe, e cila më datë 04.09.2026 kishte mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, ku nuk është ndjerë mirë. Pasi ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor pranë Aeroportit, është transportuar me autoambulancë në QSUT, për ndihmë më të specializuar. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.