Ballina Politika “Deformimi në Vetting nisi nga Këshilltarja e Kryeministrit, motra e plaçkitëses, (Belinda...

“Deformimi në Vetting nisi nga Këshilltarja e Kryeministrit, motra e plaçkitëses, (Belinda Ballukut)”

51
0

Nga arratia, flet sërish ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ky i fundit edhe në këtë dalje për mediat, në një intervistë me “Çim Peka Live”, Ahmetaj nuk është kursyer ndaj qeverisë Rama dhe për atë cka sipër tij e prishi vettingun në drejtësi. Ai lëshoi akuza për motrën e Ballukut, Pamela Qiroko dhe dy personazhe të tjera.

“Nuk do ti fusja të gjithë prokurorët në një thes. Nuk shqyhem për ndonjë elegancë për denoncimet e mia, por me ndihmën e shumë dokumenteve, qytetarëve, të administratorëve. Do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë që do të bindin, pasi do të ndodhin shumë ngjarje, që nuk do të bëjmë dominionin e Zotit.

Nuk do e quajnë si punë të zakonshme por si mision kombëtar. Deformimi në Vettingin nisi nga Këshilltarja e Kryeministrit, motra e plaçkitëses, (Belinda Ballukut) dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Kam sjell shembull. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Shpresoj dhe kam besim te SHBA dhe vendet anëtare të BE. Kam besim te Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese që të rivendoset rendi kushtetues në drejtësi.

Për ata do të isha 36 muaj në paraburgim. Familja ime do të numëronte ditët e burgut, sepse deshtë kreu i organizatës. Ndaj meje kanë kaluar në veprime gjenocidi. Kam familjen e shkatërruar, më kanë bllokuar pasurinë, pronat. Nuk i fsheh dot unë më vuajtjet e familjes time.

Do të jenë dhe janë, është vepër e kreut të organizatës dhe plaçkitëse, të Erion Veliajt, dhe një ish-ministri që do të rezervohem. Para se të vijë dita që unë të jem në Shqipëri dhe të përballem me një drejtësi të çliruar, dhe i lutem Zotit që të më lërë gjallë dhe të përballem me intrigantë.”, tha Ahmetaj.