Ballina Aktualitet Zhvillime të reja në dosjen Balluku, GJKKO sekuestron pasuri të tjera në...

Zhvillime të reja në dosjen Balluku, GJKKO sekuestron pasuri të tjera në Palasë

85
0

SPAK ka sekuestruar pasuri të reja në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në zonën e Palasës, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar lidhjet mes pasurive dhe personave të përfshirë në procedim. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë dy masa sigurie në fuqi; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.